All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Sfida Shqipëri-Kazakistan/ Reja i besoi sulmin, Cikalleshi nuk zhgënjen; zhbllokohet rezultati në “Air Albania”, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Sfida Shqipëri-Kazakistan/ Reja i besoi sulmin, Cikalleshi nuk
Në foto: Takimi Shqipëri- Kazakistan
All - Paragraf - 1

Ka startuar në 18:00 supersfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Nga takimi në shtëpi, lojtarët tanë janë shprehur se kërkojnë vetëm fitoren për t’u renditur të parët në grup, dhe mesa duket po e mbajnë premtimin.

Ka qenë pikërisht, Sokol Cikalleshi, ai i cili në minutën e 16 ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimi nga e djathta nga ana e Memushajt, bomberi kavajas nuk fal duke goditur saktë me kokë dhe shënuar golin e parë të Shqipërisë në “Air Albania”. 

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se, trajneri Edi Reja e ka marrë tepër seriozisht këtë përballje, e cila po luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, duke vendosur të mos bëjë shumë eksperimente për sa i përket titullarëve. 

Në formacionin zyrtar, tekniku ka lënë në portë Ertrit Berisha, dhe në mbrojtje me tre ka rreshtuar Veselin, Gjimshitin dhe Ismajlin.

Në krah luajnë Hysaj dhe Uzuni si surprizë në këtë rol. Mesfusha i është besuar Memushajt që rikthehet pas një mungese të gjatë si dhe Abrashit e Kallakut. Në sulm janë dyshja Cikalleshi-Manaj.

Të fundit