Flash News

E-TJERA

‘Sfidat e vitit 2023 më të ashpra se të 2022-shit’, katër kërcënimet që i shigjetohen ekonomisë së Shqipërisë

‘Sfidat e vitit 2023 më të ashpra se të 2022-shit’,

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për sfidat e ekonomisë së Shqipërisë për këtrë vit, duke iu referuar edhe parashikimeve pesimiste të FMN-së, e cila bëri me dije se 1/3 e ekonomive në botë do të hyjnë në recesion.

Jaço nënvizon se efektet e recesionit janë domino, dhe se Shqipëria nuk do të shpëtojë pa u prekur. Ai nënvizon se Shqipërisë i shigjetohen katër kërcënime.

-Së pari, vijimi i emigracionit, njerëzit në mungesë të mundësive do vijojnë t’i kërkojnë ato gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Nuk ka arsye thelbësore që ky trend do ndryshojë.

- Së dyti, inflacioni, megjithëse ai global po frenohet, pritet të vijojë të jetë i ndjeshëm duke shkaktuar efekte sidomos në shtresat sociale vulnerabël.

- Së treti, kriza energjëtike po trondit balancat e përfitueshmërisë për disa biznese, duke vënë në dyshim planet e investimeve.

- Së fundmi, sfidat gjeopolitike rajonale dhe vështirësia që Kosova me Serbinë po tregojnë për arritjen e një marrëveshje, do vijojë të ngadalësojë tregtinë rajonale dhe shansin për një progres të shpejtë Ballkanik ‘në bllok’ drejt Europës.

Jaco thekson se një mundësi pozitive për ekonominë e Shqipërisë është se konfliktet globale gjeopolitike po detyrojnë kompanitë perëndimore multinacionale të kërkojnë për tregje të reja prodhimi.

Por që të përfitojë, ai thekson se, Shqipëria ka nevojë të përmirësojë ofertën e prodhimit, e cila deri tani është fokusuar vetëm në ‘çmim të ulët’.

Të fundit