Flash News

E-TJERA

Sfidat kryesore të AmCham, Jaço: Nga Shqipëria po largohet “truri”, të merren masa të menjëhershme

Sfidat kryesore të AmCham, Jaço: Nga Shqipëria po largohet

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço renditi sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare, problematikat me të cilat përballen çdo ditë gjatë punës së tyre.

Në një konferencë për mediat, ai tha se monopolet, tregtia e pandershme, niveli i korrupsionit, burokracia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe sfida e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar janë shqetësimet kryesore.

“Ky vit po dhe viti që kaloi ka qenë një vit me sfida të jashtëzakonshme, ka pasur një ndërprerje të fortë të zinxhirit të furnizimit në tregjet globale, por kemi pasur gjithashtu çrregullime të shumta në tregjet lokale. Kemi pasur probleme energjitike dhe rritje çmimesh gjithashtu.

Të njëjta çështje vijojnë të mbetetn sfida, si monopolet, tregtia e pandershme, nivelet e korrupsionit, burokracia në qeverisje dhe sundimi i ligjit së bashku me sfidën e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar. Këto janë sfidat më të mëdha për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë”, tha Jaço.

Ky i fundit u ndal te largimi i “trurit” nga Shqipëria, duke argumentuar pse është një shqetësim serioz ky fenomen. Jaço kërkoi marrjen e masave të menjëhershme, në të kundërt nënvizoi ai, largimi do vijojë me ritme të larta.

“Sfida e gjetjes së forcës punëtore të kualifikuar nuk është vetëm në Shqipëri.
Por në Shqipëri një nga problemet që të gjithë po ndeshim është migrimi, intensifikim gjatë 2021.

E kotë të mbyllim sytë para këtij trendi por të gjejmë zgjidhje për ti përballuar këto trende. Shqipëria ofron në këto momente potencial të jashtëzakonshëm në lidhje me hapjen e negociatave me BE. Ta nxjerrim në pah e ta kthejmë në potencial.

Me rëndësi të realizohet reforma, agjenda e investimeve, në shumë pika biem dakort me minstrinë por ka ardhur koha që elemente të kësaj reforme ti bëjmë realitet”, tha Jaço.

Të fundit