Flash News

E-TJERA

Sfidat me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve, Reja shpall listën e Kombëtares

Sfidat me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve, Reja shpall

Kombëtarja do të përgatitet këtë të diel për dy ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Kombeve, me Izraelin dhe Islandën.

Trajneri Eduardo Reja ka shpallur listën me 24 lojtarë të Kombëtares të cilët do të grumbullohen për të kryer stërvitjen në dy sfidat e fundit vendimtare për Shqipërinë.

Në listë mungojnë Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj dhe Odise Roshi për shkak të dëmtimeve, ndërsa do t’i rikthehen fushës Arlind Ajeti, Albi Doka dhe mbrojtësi i ri Adrian Bajrami.

Kombëtarja do të niset pas 5 ditësh drejt Izraelit ku do të përballet të shtunën më 24 shtator në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit. Shqipëria do të presë Islandën më 27 shtator në stadiumin “Air Albania” për duelin e fundit të grupit, që starton në ora 20:45.

Sfidat me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve, Reja shpall

Të fundit