All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Sfidat t’i kalojmë bashkë”, mesazhi i Dom Gjergj Metës për Krishtlindje

All - Paragraf - 1

“Sfidat t’i kalojmë bashkë”, mesazhi i Dom Gjergj

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka uruar festën e Krishtlindjeve me anë të një video-mesazhi. Dom Gjergj Meta thekson se sfidat duhen kaluar me njëri-tjetrin. Gjithashtu nënvizon se pavarësisht se është e njëjta festë, çdo Krishtlindje është ndryshe.

All - Paragraf - 3

“Është e njëjta festë sikurse edhe vitin e kaluar, por në fakt ne nuk jemi më të njëjtët, sepse koha ka rrjedhur dhe në shtratin e jetës ne kemi kaluar shumë përjetime e situata. Disa njerëz kanë ardhur në jetën tonë, disa të tjerë mund të jenë larguar ndoshta përgjithmonë. Kemi kaluar situata të bukura dhe më pak të bukura, situata të gëzuara e situata më pak të gëzuara.

Megjithatë ne kuptojmë një gjë, që në këtë jete jemi udhëtarë, ne kalojmë, ecim. Krishtlindja, sikurse do të dëgjojmë edhe në ungjillin e Gjonit të Dielën, është fjala e cila bëhet njeri dhe vjen të banojë mes njerëzish, vendos të ndërtojë tendën e vet, shtëpinë e vet mes njerëzish dhe kështu Hyji bëhet bashkëudhëtari ynë. Ai ka vendosur të ecë me ne, të përjetojë bashkë me ne, pra mos të na lërë vetëm. Krishtlindja është mesazhi se Hyu nuk na lë vetëm, se ai është bashkë me ne.

Prandaj Krishtlindja sjell edhe këtë mesazh: Hyji është me ne, por ai na krijuar që të jemi me njëri-tjetrin. Për këtë, kudo që të mbërrijë kjo video, kushdo që ta dëgjojë këtë mesazh: ne në këtë Krishtlindje nuk jemi vetëm. Hyji është me ne dhe ne jemi me njëri-tjetrin dhe duhet të jemi për njëri-tjetrin. Prandaj për të gjithë ju: gëzuar Krishtlindjet! Për shumë mot Kshenallat!”-tha ndër të tjera ipeshkvi.

Të fundit