Flash News

E-TJERA

Sfidat vendimtare të shtatorit, Sylvinho: Objektiv, kualifikimi në Euro 2024

Sfidat vendimtare të shtatorit, Sylvinho: Objektiv, kualifikimi në

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ka folur për ecurinë e kombëtares shqiptare dhe planet mbi ndeshjet vendimtare për Euro 2024 në shtator.

Sylvinho tha kombëtarja ka futbollistë të përkushtuar dhe cilësorë, dhe se ambicia e tij është të arrijë në Euro 2024.

“Shqipëria ka lojtarë cilësorë, të përkushtuar që luajnë në nivele të larta të futbollit europian. Jemi në vendin e duhur të klasifikimit edhe pse grupi është i vështirë. Gjithsesi, objektivi ynë mbetet kualifikimi në Euro 2024. Mendoj se kjo do të vendoset në ndeshjet e fundit. Është mëkat që nuk kemi pasur në  dispozicion Brojën dhe Kumbullën prej dëmtimeve. E bëjmë punën me qetësi dhe kemi gjithçka na nevojitet”, tha Sylvinho.

Sa i përket punës së stafit, braziliani tha se gjithçka po shkon mirë teksa foli edhe për stërvitjen e futbollistëve për sfidën me Çekinë më 7 shtator dhe përballjen me Poloninë më 10 shtator.

“Kam preferuar të punoj duke jetuar në Tiranë. Gjërat po shkojnë mirë, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen. Drejtimi i Kombëtares është disi i komplikuar, me stafin i planifikojmë grumbullimet. Në këtë periudhë lojtarët vijnë nga faza përgatitore, duhet të gjejmë ata që janë më të përgatitur për dy ndeshjet e datave 7 dhe 10 shtator”, shtoi ai.

 

Të fundit