Flash News

E-TJERA

‘Sfilatë mode’ në ambientet e Gjykatës, gjyqtarja Enkeleda Kapedani ishte pjesë e ‘Miss Shqipëria’

‘Sfilatë mode’ në ambientet e Gjykatës, gjyqtarja

Pas disa videove të shpërndara në rrjetet sociale nga vetë kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shihet teksa bën sfilatë në ambientet e gjykatës, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.

Megjithatë, duket se gjyqtarja lidhjen me pasarelat e ka nisur vite më parë.

‘Sfilatë mode’ në ambientet e Gjykatës, gjyqtarja

Report tv ka publikuar një foto të Kapedanit, teksa konkurronte në Miss Shqipëria në vitin 2003.

Sipas Report foto ishte postuar nga gjyqtarja në Tik-Tok, të cilin e fshiu më pas.

Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Mss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”, shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.

‘Sfilatë mode’ në ambientet e Gjykatës, gjyqtarja

 

Të fundit