Flash News

E-TJERA

‘Sfilatë’ në Tik-Tok, KLGJ pezullon Enkeleda Kapedanin deri në fund të hetimeve

‘Sfilatë’ në Tik-Tok, KLGJ pezullon Enkeleda Kapedanin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, pas publikimit të videove duke ‘sfiluar’ në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.

KLGJ vendosi që magjistratja të pezullohet deri në fund të hetimit pasi ndaj saj nisi procedim disiplinor.  

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”, tha Metani, kreu i KLD-së, institucion që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares.

 

Të fundit