Flash News

E-TJERA

Sfilonte në mjediset e gjykatës, reagon Kapedani : Nuk e di kush i ka shpërndarë videot, nuk kam TikTok

Sfilonte në mjediset e gjykatës, reagon Kapedani : Nuk e di kush i ka
Enkeleda Kapedani

Ka reaguar për herë të parë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi videot e saj në TikTok u bënë virale. Ajo ka mohuar të ketë TikTok. Kapedani ka thënë për "A2 CNN" se nuk e di se kush ia ka shpërndarë videot.

“Unë nuk kam TikTok”, ka thënë Kapedani.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, gjyqtarja ekspozon veshje të shtrenjta. Kapedani bëri "zhurmë" edhe me lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, anëtar i bandës së Gaxhait.

 

Të fundit