E-TJERA

Shabani ‘fajëson’ Hajdarin: Nxitoi të publikonte idenë për partinë. Nuk është krijuar ende

Shabani ‘fajëson’ Hajdarin: Nxitoi të publikonte

I ftuari i fundit për puntatën e sotme të “Politik On” në RTV Ora ishte Endri Shabani nga Nisma Thurje.

Shabani pranoi dëshirën e disa anëtarëve për tu angazhuar politikisht, por sipas tij ky projekt nuk është konkretizuar ende ndaj dhe “fajësoi” deputeten Rudina Hajdari që nxitoi ta bënte publike.

“Në fakt, Organizata Nisma Thurje ka qenë, është dhe do të jetë organizatë e shoqërisl civile. Brenda Nismës Thurje ka shumë aktivistë që kanë aspirata politike, për tu angazhuar politikisht”, u shpreh Endri Shabani.

Rudina Hajdari vijon të jetë pjesë e projektit Nisma apo Nisma Thurje?

“Ka një organizatë me emrin Nisma Thurrje, Ka një ide për të krijuar një parti me emrin Nisma. Ky subjekt nuk është krijuar ende. Unë mendoj se ka qenë nxitim i disa aktorëve, përfshirë edhe zonjën Hajdari, për ta nxjerrë publikisht këtë projekt i cili ende nuk ësjtë krijuar dhe nuk është formuar.

Kolegu Pano Soko ka bërë këtë qartësim, që zonja Hajdari nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Nisma Thurje dhe jemi duke diskutuar mundësinë për të bashkëpunuar në këtë projekt që mund të ndodhë, mund të mos ndodhë, është një vendim që nuk është marrë ende“, tha Shabani.

Ditari politik

Të fundit