Flash News

E-TJERA

Shabani nxjerr foton e papublikuar nga vrasja e Egli Progës: Kryeministër na jep përgjigje, pastaj na kërcëno me burg

Shabani nxjerr foton e papublikuar nga vrasja e Egli Progës:

Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani, ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vrasjen e Egli Progës. Kryeministri tha se policia dhe urgjenca janë akuzuar pa baza për fshehje të krimit dhe vonesë dhënies së ndihmës. 

Shabani në një postim në Facebok, i ka drejtuar dy pyetje kryeministrit, të cilat i ka shoqëruar me një foto nga momenti i ngjarjes. 

Në fund të postimit, Shabani shkruan "le të na japë përgjigjen e këtyre dy pyetjeve, dhe pastaj le të vazhdojë të na kërcënojë me burg, siç bëri drejtori i policisë sot në mëngjes."

Sot, Rama koordinoi dy deklarata për shtyp, drejtorin e policisë dhe drejtorin e urgjencës. Por nuk na sqaruan dy gjëra.

1. E kujt është kjo makina e bardhë, mbi të cilën duket që është mbështetur viktima?Besoj se katër policët që shihen në foto, do mund ta kenë parë se kush u largua me atë makinë pas vrasjes.

2. Drejtuesi i partisë socialiste Pogradec, që është dhe drejtor i urgjence, çfarë ka shkruar në kartelën e shtrimit të Egli Progës?

Le të na japë përgjigjen e këtyre dy pyetjeve, dhe pastaj le të vazhdojë të na kërcënojë me burg, siç bëri drejtori i policisë sot në mëngjes.

 

Të fundit