Flash News

E-TJERA

Shau nga nëna shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, UEFA nis hetimin ndaj sulmuesit Arnautoviç

 Shau nga nëna shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, UEFA nis hetimin              

Sulmuesi i Austrisë ndonëse kërkoi false për ofendimin nacionalist ndaj Ezgjan Alioskit, do të përballet me një hetim nga organi kryesor drejtues i futbollit Evropian.

UEFA ka caktuar një inspektor disiplinor për të hetuar ofendimin racist të Arnautoviç ndaj Alioskit.

Ylli i Austrisë ka mohuar të jetë racist ndërsa kërkon falje pas sulmit fyes në fitoren e skuadrës së tij ndaj Maqedonisë së Veriut.

Federata tha se ofendimi ishte drejtuar ndaj Ezgjan Alioskit, i cili është me origjinë shqiptare. Babai i Arnautoviç është serb dhe nëna e tij është austriake, shkruan Goal.com.

Sulmuesi është akuzuar për përdorimin e një fjale me akuza raciale gjatë konfrontimit të tij me Alioskin, por Arnautovic e ka mohuar.

“Unë do të doja të kërkoja falje, veçanërisht për miqtë e mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam një racist. Unë kam miq në pothuajse çdo vend dhe qëndroj për shumëllojshmërinë”,  ka shkruar sulmuesi, mirëpo UEFA ka nisur hetimin.

Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor është caktuar të kryejë një hetim në lidhje me incidentin që përfshin lojtarin Marko Arnautoviq që ndodhi gjatë ndeshjes së grupit të Kampionatit Evropian 2020, midis ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”, thuhet në deklaratë.

 

Të fundit