Flash News

E-TJERA

Shano: Haremi i është kthyer Bashës kundra, "karma is a bitch"

Shano: Haremi i është kthyer Bashës kundra, "karma is a

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Dritan Shano ka komentuar zhvillimet e brendshme në selinë blu. Teksa thekson braktisjen që po i  bëhet Lulzim Bashës, Shano thotë se veprimtaria e kryedemokratit nuk mund të analizohet me një lente politike, por vetëm me një lente biznesi.

Ai thotë se rezultat i kësaj veprimtarie është zhvlerësimi i PD-së. Referuar zërave që kërkojnë largimin e Bashës, Shano thotë se janë “pjellë” e kryedemokratit, ndërsa shton se përgjegjësi duhet ët mbajë edhe Sali Berisha.

“Vetë veprimtaria e Bashës në krye të PD nuk mund të analizohet me një lente politike, por vetëm me një lente biznesi; vetëm atëhere ajo merr kuptim, dhe lexohet rrjedhshëm. Si rezultat, sot PD është e zhvleftësuar si rubla ruse.

Këto ditë dhe orë, kur shoh se si haremi i Bashës i është hedhur atij kundra, dhe po synon ta eliminojë me shprehjen se "duhet bërë një hap pas", them se prandaj ekzistojnë shprehje si "Karma is a Bitch". Ky harem është pjellë kryesisht e Bashës, i miratuar në heshtje edhe nga Berisha, dhe si i tillë duhet të mbajë të njëjtat përgjegjësi. 

Vetëm tani që konkubinave dhe konkubinëve të Bashës u arriti flaka e asgjësë prej së cilës janë krijuar tek qimet e bythës, po i kërkojnë Bashës largimin. Ndërkohë që këtë largim, si një vlerësim politik i veprimtarisë skadente të Bashës e kanë kërkuar prej shumë kohësh shumë njerëz të tjerë, dhe konkubinat e konkubinët kur e dëgjonin ja bënin "pfff".  Lëtyra!”-shkruan Shano.

Ky i fundit nënvizon se vendit i mungon opozita e besueshme, konkurruese dhe e papërlyer. Ai thotë se shqiptarët nuk e ndërrojnë dot këtë opozitë, ndërsa vlerëzon se qeveria mund të bëjë çfarë të dojë përballë saj.

“Vendi, sot, nuk ka opozitë të besueshme, konkurruese, e të papërlyer. Ka një opozitë që është e kundërta e të trijave këtyre tipareve, që janë njëherësh dhe nevojat që ka çdo shqiptar për të patur një opozitë që të përballet me qeverinë.

Dhe për fat të keq shqiptarët nuk e ndërrojnë dot këtë "opozitë". Thjesht u duhet ta durojnë edhe 3 vjet. Me këta Rama bën çfarë të dojë. Zgjedhjet e 6 Marsit e treguan këtë. Zgjedhjet e ardhshme lokale "ante portas" do e tregojnë dhe ato të njëjtën gjë. Duro shqiptar!”-shton ai.

Të fundit