Flash News

E-TJERA

Shano: Ky dhjetor ka më pak shpresë se ai i vitit 1990

Shano: Ky dhjetor ka më pak shpresë se ai i vitit 1990

Për analistin Dritan Shano, dhjetori i këtij vit, duket më pak i shpresë se sa ai i vitit 1990.

I ftuar në studion e 'Absolut 4' në A2 CNN, Shano u shpreh se po të krahasosh dhjetorin e vitit 2020 me dhejtorin e asokohe, është më i mpakur, për shkak edhe të elitave drejtuese dhe pandëshkueshmërisë.

“Ajo që kishim në mendje në ato ditë nuk ka shumë lidhje me atë që ka prodhuar Shqipëria në 30 vjet. Nëse unë kam shqyer mushkëritë e mia për të thënë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Shqipëria vetëm si gjithë Europa nuk është. Ky dhjetor nuk i ngjan asaj që donim prisnim. Kryem aktin tonë në ato ditë dhe kjo ka ardhur për 1000 arsye dhe unë e lidh me kryetarët e përjetshëm dhe pandëshkueshmërinë e tyre dhe kjo është pse ky dhjetor po ta krahasosh me atë të asokohe është i mpakur dhe ka më pak shpresë se ai i vitit 1990. Unë kam vendosur të mos presë që dikush tjetër të bëjë punën time dhe me aktin tim personal të shtyjë një proces që po tenton të rifillojë”, u shpreh Shano.

Të fundit