Flash News

E-TJERA

Shano: S’kam firmosur, po do shkoj në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha po bën atë që Basha se bëri në 8 vite

Shano: S’kam firmosur, po do shkoj në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Debati i dy Kuvendeve në Partinë Demokratike, më 11 apo më 18 Dhjetor, mbetet i hapur. Për analisti Dritan Shano ajo që po ndodh aktualisht në PD, nuk është imagjinuar më parë.

I ftuar në RTV Ora, Shano deklaroi se edhe pse nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit, do të jetë i pranishëm aty më 11 Dhjetor. Analisti pohoi se Berisha po bën atë që Basha nuk e bëri dot në 8 vite, konkurrencën dhe mbajtjen e përgjegjësive në një parti politike.

“Blloku kryesor i demokratëve kërkon të shohë nga e ardhmja, jo nga e shkuara. Kjo që po ndodh në PD është një nga gjërat e paimagjinuara ndonjëherë nga ana ime. Unë edhe pse nuk e kam firmosur thirrjen për Kuvendin e datës 11 do shkoj, sepse 4200 firma të delegatëve të atij Kuvendi janë një detyrim i madh për mua që të jem prezent. Unë besoj se janë më tepër se sa 4200 delegatë të cilët e dinë se në 11 dhjetor Sali Berisha do jetë sërish "non grata" po me mençurinë e vet politike arriti të krijojë një temë të cilës Lulzim Basha në 8 vite i ka vënë një kapak të madh plumbi. Konkurrencës dhe mbajtjes së përgjegjësive në një parti politike. Në Shqipëri ekziston kultura që një kryetar partie mund të bëjë çfarë të dojë, mund të bëjë çfarëdo idiotizmi të dojë dhe nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë”, tha Shano.

Të fundit