Flash News

E-TJERA

Shantazhohet deputeti, depoziton kallëzim për kërcënim ndaj tij dhe familjes

Shantazhohet deputeti, depoziton kallëzim për kërcënim ndaj

Deputeti Ligoraq Karamelo ka depozituar kallëzime në Komisariatin e Korçës, pasi pretendon se e kanë shantazhuar dhe kërcënuar pas deklaratave që ka bërë.

Ai u shpreh për mediat se është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe YouTube-it, për deklaratat që ka bërë, kur ka qenë i ftuar në emisione televizive.

Karamelo ka thënë se nga kërcënimet është prekur edhe familja e tij. Ai shtoi se këto janë sjellje "të ulta"

“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifjet, kërcënimet, shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike. Kërcënimet kanë qënë të ndryshme, shumica janë të panjohura, është detyrë e prokurorisë t’i zbulojë.

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube, aty ku kam qënë i ftuar për të diskutuar. Këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa e komunitetit që unë përfaqësoj”, thotë Karamelo.

Të fundit