Flash News

E-TJERA

Shantazhonin të miturën me materiale intime, arrestohet çifti në Dibër

Shantazhonin  të miturën me materiale intime, arrestohet çifti

Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka përfunduar me sukses me arrestimin e një çifti të rinjsh (burrë e grua), pasi akuzohen për shantazhimin e një shtetaseje 17-vjeçe.

Ata e kërcënonin të renë për publikimin e videove dhe fotove të saj personale në rrjete sociale, duke kërkuar një shumë parash për të mos e bërë publik.

Gjatë operacionit, i mbështetur nga Komisariati i Policisë Mat, u sekuestruan gjithashtu shuma parash dhe katër celularë. 

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare, të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale. Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë banues në Komsi, Mat.


Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit