Flash News

E-TJERA

"Sharlatan me 5 lekë', Aliaj i revoltuar me biznesmenin: Simakut i dhanë bukë dhe filmonin çdo kafshatë

"Sharlatan me 5 lekë', Aliaj i revoltuar me biznesmenin: Simakut

Artisti Robert Aliaj ka shprehur rezerva lidhur me mënyrën se si është trajtuar çështja e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila u shfaq në një video e pastrehë, duke marrë ndihma nga fëmijët amerikan.

Duke folur në “Open”, Aliaj kritikoi  biznesmenin Elton Ilirjani, i cili pasi pa videon e Parashqevisë e mori nga rruga ku ajo qëndronte dhe e strehoi në një hotel në Nju Jork.

Ai filmoi dhe publikoi çdo moment me Parashqevinë, duke përfshirë darkën dhe momentin kur i dhuron një unazë diamanti.

Për këtë Robert Aliaj tha se është gjest i turpshëm nga ana e biznesmenit, pasi sipas tij ai po shfrytëzon çështjen e Simakut për të bërë spektakël dhe për të marrë klikime.

“Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo cap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirëshume, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël”, tha Aliaj.

" Video më la një shije shumë e hidhur shumë e keqe, por ajo që pasoi akoma ishte më e tmerrshme. Mënyra se si u soll dhunshëm ajo në peizazhin mediatik, mënyra se si u abuzua dhe se si u mëshirua, ne jemi popull që e shesim mëshirën si vlerë.

Ajo video nuk ishte e transmetueshme, imoralitet tërësor. Flasim me terma të ekzagjeruar, skandalozë. Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo çap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirueshme, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp.  Sharlatan që ka pesë lekë  që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël", shtoi Aliaj. 

Të fundit