Flash News

E-TJERA

SHÇBA arreston efektivin e RENEA në Tiranë gjatë një operacioni antidrogë

SHÇBA arreston efektivin e RENEA në Tiranë gjatë një

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka vënë në pranga efektivin e forcave RENEA në Tiranë, Rael Luli gjatë një operacioni antidrogë.

Në qendër të operacionit antidrogë ka qenë goditja grupeve të trafikimit të lëndëve narkotike. Dyshohet se gjatë operacionit janë arrestuar edhe persona të tjerë, por nuk dihen të dhëna të sakta për numrin dhe identitetin e tyre.

Sipas burimeve, thuhet se është sekuestruar një sasi lënde kokaine në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Të fundit