Flash News

E-TJERA

ShÇBA arreston një efektiv policie në Kurbin, për çfarë akuzohet

ShÇBA arreston një efektiv policie në Kurbin, për

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arrestuar një efektiv policie 53-vjeç.

Në pranga është vënë shtetasi N.GJ., me detyrë punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Burimet zyrtare njoftojnë se arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

"Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit." thuhet në njoftimin e ShÇBA-së.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Të fundit