Flash News

E-TJERA

SHBA dhe Gjermania urojnë Bajram Begajn: Do forcojmë partneritetin mes dy vendeve

SHBA dhe Gjermania urojnë Bajram Begajn: Do forcojmë partneritetin mes

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka përcjellë urimet Bajram Begajt, Presidentit të ri të sapozgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ambasada uron Begajn për detyrën e re teksa pret një bashkëpunim që synon forcimin e partneritetit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Edhe ambasada gjermane ka ururar Bajram Begajn për zgjedhje Presidenti i Shqipërisë. Në një reagim në Facebook, teksa përgëzon Begajn thekson se Presidenti qëndron mbi politikën dhe kapërcimin e llogoreve për të mbështetur bashkimin e partive.

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria - për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mire”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.

Të fundit