Ndërkohë kujtojmë se një operacion i mëparshëm çoi në arrestimin e rreth 600 personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, si dhe sekuestrimin e armëve, miliona dollarëve në para dhe sasi të mëdha drogrash, përfshirë fentanil, metamfetaminë, kokainë dhe heroinë.
Mes anëtarëve të përfshirë ishte dhe biznesmeni shqiptar Luftar Hysa, i njohur edhe si mik i Edi Ramës. Hysa akuzohej se pastronte paratë e kartelit përmes kazinove. Ndaj tij SHBA vendosi sanksione dhe sekuestrimi e pasurive.
