Flash News

E-TJERA

SHBA godet kibernetikën iraniane, sekuestrohet faqja "Homeland Justice", sulmoi Kuvendin e Shqipërisë

SHBA godet kibernetikën iraniane, sekuestrohet faqja "Homeland

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Në këtë aksion përmendet edhe Shqipëria, pasi institucionet e saj kishin qenë më herët objekt i sulmeve dhe publikimit të të dhënave nga i njëjti rrjet. Sipas raportimeve, këto sulme lidhen me praninë e anëtarëve të opozitës iraniane MEK, të strehuar në Manëz.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Sipas autoriteteve amerikane, këto platforma përdoreshin për kryerjen e sulmeve kibernetike, shpërndarjen e të dhënave të vjedhura dhe nxitjen e dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian. Po ashtu, ato shërbenin si mjete për operacione psikologjike, duke shfrytëzuar informacionet e siguruara përmes hakerimit.

“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, deklaroi Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merilendit.

Të fundit