Flash News

E-TJERA

SHBA i dhuron pajisje anti-covid Drejtorisë së Burgjeve: Të sigurohet shëndeti i të burgosurve dhe personelit

SHBA i dhuron pajisje anti-covid Drejtorisë së Burgjeve: Të
Ambasadorja Yuri Kim gjatë shpërndarjes së ndihmave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve në Tiranë pajisje personale mbrojtëse kundër Covid-19, si maska dhe dezifektant duarsh.

Në fotot e publikuara nga ambasada në Facebook shihet vet ambasadorja Yuri Kim, e cila ka qenë e pranishme në shpërndarjen e ndihmave.

"Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit