Flash News

E-TJERA

SHBA i dhuron pajisje policisë, Kim flet për shqetësimet e shqiptarëve: SPAK ka njoftuar çështje të mëdha

SHBA i dhuron pajisje policisë, Kim flet për shqetësimet e
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme në aktivitetin ku u dhuruan pajisje Policinë e Shtetit në vlerën e 170 mijë dollarëve.

Ajo tregoi se nga bashkëbisedimi me shqiptarët, shqetësimet kryesore janë kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kim tha se krimi në këto kohë është ndërkufitar dhe se nevojitet bashkëpunim për ta luftuar. Përpjekjet për ta luftuar duhet të vazhdojnë, shtoi Kim.

Kjo e fundit tha se SPAK ka nisur të hetojë çështje ‘të mëdha’.

"Dhurimi i këtyre pajisje me vlerë 170 mijë dollarë synon përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për trafiqet e paligjshme e krimit ndërkufitar.

Arsyeja pse e bëjmë këtë mbështetje për Shqipërinë se duke pasur një Shqipëri më të sigurt kemi një Evropë më të sigurt e një aleate më të sigurt të NATO.

Kur flas me shqiptarët gjëja që më thonë më së shumti janë kostot e korrupsionit e krimit të organizuar. Sot po shikojmë se si organizata brenda shtetit kanë filluar të ndërmarrin veprime. Kemi parë se si SPAK ka njoftuar disa çështje të mëdha. Kjo s’do ishte e mundur pa përpjekjet e policisë së shtetit dhe pa bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA e Shqipërisë.

Në kohët që jetojmë, krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar, duhet të themi që angazhimi i një pjese si policisë kufitare nuk mjafton, e rëndësishme që të gjitha agjencitë të bashkëpunojnë. Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, tregtitë e paligjshme të narkotikëve terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar, kanë një nyje të përbashkët, ato drejtohen nga aktorë keqdashës që dinë të përshtaten e janë të pamëshirshëm, për këtë arsye dhe ne duhet të jemi të përshtatshëm për ti vazhduar këto përpjekje.

Ne kemi të gjithë një rol për të luajtur për të çuar para sundimin e ligjit e për të luftuar krimin, jam e kënaqur që kemi mundësinë të bëjmë bashkë me Shqipërinë", tha Yuri Kim.

Të fundit