Flash News

E-TJERA

SHBA nis përgatitjet për vizat e tifozëve që do të ndjekin Kupën e Botës

SHBA nis përgatitjet për vizat e tifozëve që do të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se po mundëson udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në Kupën e Botës FIFA 26 në SHBA.

Në një postim në Facebook, ambasada thekson se janë plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve dhe inkurajon të gjithë udhëtarët që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë sa më shpejt.

"Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI!", njofton ambasada e SHBA. 

Ky njoftim vjen ndërkohë që mijëra tifozë nga e gjithë bota planifikojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për eventin më të madh të futbollit në botë.

Të fundit