Flash News

E-TJERA

SHBA nuk uroi Ramën, Burimi: Urdhri i ri i kufizon ambasadorët kur ka manipulim zgjedhjesh

SHBA nuk uroi Ramën, Burimi: Urdhri i ri i kufizon ambasadorët kur ka

Gazetari Genc Burimi komentoi udhëzimin e fundit të Shtëpisë së Bardhë mbi rolin e ambasadave amerikane, e cila iu kërkoi të mos bëjnë komente mbi zgjedhjet.

Në Syri Tv, Burimi tha se ky dokument nuk përfaqëson një ndryshim të politikës së jashtme të SHBA-ve në thelb, por një përqendrim më të madh të kontrollit në duart e Presidentit, aktualisht Donald Trump.

Sipas Burimit, udhëzimi synon të kufizojë komentet dhe veprimet individuale të ambasadorëve, në rastet kur ka manipulim zgjedhjesh.

“Mund të komentojnë udhëzimin në përgjithësi dhe pastaj në aspektin shqiptar, të nxjerrim ushtrimin konkret. Ky udhëzim gjithmonë në interpretimin tim tregon thjesht që sot Shtëpia e Bardhë kërkon, pra Trump, kërkon të jetë ai që jep impulsin politikës së jashtme amerikane. Pra nuk tregon një ndryshim kush-i SHBA-ve. SHBA-të duhet të bëjnë më pak demokracish, lojëra politike. Jo. Thjesht ndodhitë e rëndësishme duhet të kalojnë nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë.

Nëse do të thoshim që SHBA nuk merret më me atë apo këtë vend, kjo që po ndodh sot në Brazil tregon të kundërtën. Shikoni çfarë implikimi të paimagjinueshëm bëjnë amerikanët sot në Brazil. Ose në Izrael. Nuk ka lidhje fare me udhëzimin. Kur lexon udhëzimin tregon sikur amerikanët sot heqin dorë.

Jo-jo, thjesht iu thotë ambasadave ‘ju hoqni dorë, ju qepeni gojën’.

Nëse lexojmë këtë udhëzim në mënyrë shabllone, udhëzimi thotë që ambasadat në rast vjedhjesh thjesht të përgëzojnë fituesin pa hyrë në thelb, pati apo nuk pati manipulim zgjedhjes apo të tjera. Si ky udhëzim nuk u gjet në rastin shqiptar. I binte që në këtë rast, në Shqipëri, ambasada të përgëzonte fituesin, pra Edi Ramën, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Në Shqipëri nuk u përgëzua fituesi, por u përgëzua populli shqiptar”, deklaroi Burimi.

Të fundit