Flash News

E-TJERA

SHBA/ Pezullimi i udhëtimeve do të vazhdojë, pavarësisht urdhrit të Trump

SHBA/ Pezullimi i udhëtimeve do të vazhdojë, pavarësisht
Foto ilustruese

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të ndalojë hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar, pjesa më e madhe e BE dhe Brazili, pavarësisht nga një urdhër i presidentit Donald Trump për t'i hequr ato.

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të mbaronte në 26 janar - gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën. Por zëdhënësi i Biden, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.

Biden pritet të inaugurohet të Mërkurën. SHBA vendosi kufizimet në Evropë marsin e kaluar dhe ndalimi i hyrjes braziliane u vendos në maj.

"Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime më datës 26", shkroi Psaki, menjëherë pas lëshimit të dekretit të Presidentit Trump.

 "Në fakt, ne kemi në plan të forcojmë masat e shëndetit publik rreth udhëtimeve ndërkombëtare në mënyrë që të zbusim më tej përhapjen e Covid-19."

Ajo tha se me "variante më ngjitëse që shfaqen në të gjithë botën, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare".

Vetëm disa minuta më parë, Shtëpia e Bardhë kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se Presidenti Trump kishte nënshkruar një urdhër për heqjen e ndalimit të hyrjes në MB, Irlandë, zonën Shengen të Evropës që lejon udhëtimin përtej kufijve të hapur dhe Brazilin nga 26 Janari.

Ndalimet e udhëtimit për Kinën dhe Iranin do të qëndrojnë në vend, thuhej në urdhër. Pas një urdhri javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shumica e udhëtarëve ajrorë që mbërrijnë në SH.B.A. nga 26 janari do të duhet të sigurojnë një test negativ Covid-19 ose provë të rimëkëmbjes nga sëmundja për të hyrë.  

Të fundit