Flash News

E-TJERA

SHBA sinjal të fortë një ditë para zgjedhjes së kreut të SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit të vazhdojë pa u lëkundur

SHBA sinjal të fortë një ditë para zgjedhjes së kreut

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë një mesazh të qartë dhe të fortë për institucione të drejtësisë në Shqipëri.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Zyra e Ambasadës Amerikane bëri të ditur se Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi një vizitë në SPAK për të ritheksuar mbështetjen e palëkundur të SHBA për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit në vend.

Në deklaratë, SHBA thekson se përballja me rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë amerikane dhe pengojnë investimet e kompanive amerikane në Shqipëri kërkon një angazhim të përbashkët dhe të pandërprerë.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes agjencive amerikane të ligjit dhe institucioneve shqiptare, Uashingtoni nënvizon se standardi i vendosur në këtë partneritet duhet të vazhdojë edhe me drejtuesin e ri të SPAK, çka lexohet gjerësisht si një mesazh i qartë për pritshmëritë amerikane ndaj pasardhësit të Altin Dumanit.

Të fundit