Flash News

E-TJERA

SHBA sjell në Shqipëri agjentin special të DEA-s, arsyeja

SHBA sjell në Shqipëri agjentin special të DEA-s, arsyeja

Shtetet e Bashkuara kanë sjellë në Shqipëri agjentin special të DEA-s, Brendan Leddy. Ai është pritur nga ambasadorja Yuri Kim, me të cilën ka diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

Kështu bën me dije përmes një njoftimi ambasada amerikane në vendin tonë. Gjithashtu shton se Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve, thotë ambasada.

Të fundit