All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shef i Antidrogës në Tiranë tregon qytetet që kanë konsumin më të lartë të kokainës dhe heroinës, zonat e ‘nxehta’ në kryeqytet

All - Paragraf - 1

Shef i Antidrogës në Tiranë tregon qytetet që kanë

Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit për drogat e forta, por edhe një strehë në zgjerim për përdoruesit e tyre.

All - Paragraf - 3

Sipas emisionit “Unpublished” në Euronews Albania renditja e qyteteve sipas konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike është: në Fier dhe Elbasani dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës, ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi.

“Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e Pallatit me Shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, shprehet Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. Pavarësisht çmimeve shumë të larta për blerjen e kokainës, ajo shitet në masë. Tregtia nis nga blerja me kilogramë e përfundon deri tek blerja sipas dozave.

“Kemi 2 lloje kokaine, kemi kokainë peruanë dhe fleks. Çmimi i një kilogram peruanë varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Ndërsa i fleksit kalon në 28 deri në 35 mijë euro për kilogram, me shumicë flas gjithmonë”, tregon Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Të fundit