Flash News

E-TJERA

Shefi ekzekutiv i Tui në 'The Independent': Shqipëria, destinacion i madh i pushimeve mesdhetare

Shefi ekzekutiv i Tui në 'The Independent': Shqipëria,

Shqipëria mund të jetë destinacioni tjetër i madh mesdhetar, ka thënë shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë.

“Është një vend i mrekullueshëm”, tha Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i Tui, për The Independent.

Unë jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë ta shikojmë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje.”

Ebel zbuloi se 10 vjet më parë, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv në Tui, ai kishte ngritur mundësinë për të nisur pushimet në Shqipëri.

Aktualisht, i vetmi operacion i Tui në Shqipëri është një fluturim dy herë në javë nga dega belge e kompanisë nga Brukseli në kryeqytet, Tiranë.

 

Të fundit