Flash News

E-TJERA

Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor, flet gazetari që publikonte fake news për drejtuesit e policisë

Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor, flet gazetari që

Janë zbardhen detaje të reja nga hetimet brenda AMP-së Durrës, ku në pranga e policisë kanë rënë Rexhina Omeri, punonjëse e AMP Durrës dhe një gazetar.

Kushtrim Selimi, Gjithashtu u shpallur në kërkim  Kushtrim Selimi,  për shantazh ndaj zyrtarëve të lartë të policisë nuk përjashtohet se mund të ketë kaluar legalisht jashtë vendit.

Selimi përmes portalit (shqipneës.info) që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Po ashtu,në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Policia ka marrë në pyetje gazetarin i cili ka dhënë detaje për aktivitetin e tij dhe të dy punonjësve të AMP.

Para uniformave blu, ai ka pranuar se i duheshin paratë edhe pse ishte i vetëdijshëm për punën e paligjshme që po bënte. Duke shfaqur pendesë para efektivëve, gazetari ka thënë se Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi i dërgonin materiale por që ai nuk i kishte verifikuar.

Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Kushtrim Selimi donte që përmes këtyre shkrimeve, përmes presionit, të emërohej drejtor.

Të fundit