Flash News

E-TJERA

Shefi i antiterrorist: Janë identifikuar edhe katër familje shqiptare për t’i kthyer nga Siria

Shefi i antiterrorist: Janë identifikuar edhe katër familje shqiptare

Shefi i antiterrorit Gledis Nano, një nga personat e angazhuar në operacionin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë nga kampi Al- Haël në Siri ka treguar detaje të misionit.

Nano tha se janë identifikuar edhe katër familje të tjera që janë transferuar tashmë për më shumë siguri në kampin Roxh, një kamp më i vogël ku qëndrojnë personat në pritje të riatdhesimit.

“Janë identifikuar dhe 4 familje të tjera, ato janë transferuar në kampin Roxh me kërkesën tonë, si një kamp me sigurinë më të madhe dhe me kushte më të mira. Në takimet me autoritetet lokale, ata i qëndronin shumë të prerë idesë, që të gjithë personat madhorë duhet të hetohen, të verifikohen dhe nëse nuk kanë pengesa penale mund të kthehen”, tha Nano.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse nuk u bë kthimi vetëm për fëmijët, Nano tha: “Kërkuam të marrim vetëm fëmijët, por kjo nuk është pranuar nga autoritetet. Disa nga nënat e kanë dhënë dakordësinë, por nuk kemi rënë dakord me autoritetet kurde, pasi ata nuk kanë qenë dakord që fëmijët të shkëputen nga nënat”.

Të fundit