Flash News

E-TJERA

Shefi i SPAK dhe drejtuesja e BKH-së shkojnë në SHBA

Shefi i SPAK dhe drejtuesja e BKH-së shkojnë në SHBA

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin Vladimir Mara dhe shefen e BKH-së, Aida Veizaj kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për një vizitë zyrtare.

Ata do të qëndrojnë një javë në Ëashington, ku do të takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, të Drejtësisë, FBI-së, DEA-s dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i punës së SPAK dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

Të fundit