Flash News

E-TJERA

Shefi i zjarrëfikësve: Flakët nisën në katin e parë të objektit, kemi izoluar vatrën

Shefi i zjarrëfikësve: Flakët nisën në katin e

Një zjarr ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, informoi se operacioni për shuarjen e zjarrit është në progres, me tre autoshkalla të angazhuara në terren.

“Përparësia jonë ishte evakuimi i banorëve. Më pas, u përqëndruam në izolimin e vatrës së zjarrit, gjë që e kemi arritur. Nuk ka më rrezik që zjarri të prekë seksionet e tjera të kompleksit,” deklaroi Goxhaj.

Sipas tij, hetimet paraprake tregojnë se flakët kanë nisur në katin e parë të ndërtesës, në ambientet e një biznesi. Përhapja e tyre e shpejtë në katet e sipërme u favorizua nga fasada e objektit.

“Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla, ndërkohë që një grup tjetër po operon brenda për të shuar plotësisht vatrën,” shtoi ai.

Pas vënies së plotë të zjarrit nën kontroll, do të nisë ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Të fundit