Flash News

E-TJERA

Shefja e ISHP-së, Silva Bino paraqitet në SPAK

Shefja e ISHP-së, Silva Bino paraqitet në SPAK

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihen arsyet se pse Bino është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Bino do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit, në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë.

Paraqitja e Binos në SPAK vjen disa ditë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Laureta Sheto. Duro mori 330 mijë lekë ryshfet nga Administratori Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1.

Të fundit