E-TJERA

Shefja e misionit të ODIHR takim me Ramën në selinë e PS-së

Shefja e misionit të ODIHR takim me Ramën në selinë e

Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.

Në fokus të diskutimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ku Gacek po njihet me pretendimet e udhëheqësve politik në Shqipëri. Ditën e djeshme, drejtuesja e Misionit të OSBE-ODIHR zhvilloi takim dhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu.

Ditët në vijim, OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Partia Socialiste rezultoi fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 74 mandate, por Partia Demokratike ka deklaruar se nuk i njeh këto zgjedhje pasi pretendon se ka patur shkelje dhe parregullësi si dhe blerje votash.

Të fundit