Flash News

E-TJERA

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE, Audrey Glover nis takimet në KQZ

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE, Audrey Glover nis takimet

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR, Audrey Glover ka nisur sot takimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Glover u caktua nga OSBE për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit.

Aktualisht, Glover po zhvillon një takim me Komisionerin Shtetëror, Ilirjan Celibashi, por do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë në KQZ.

Kjo nuk është hera e parë që Glover vjen në Shqipëri për të monitoruar zgjehdjet. Hera e saj e parë ka qenë në vitin 1996.

Glover erdhi më pas për të monitoruar si Shefe e Misionit të OSBE, zgjedhjet e vitit 2009, 2015 dhe 2019.

Të fundit