Flash News

E-TJERA

Shehaj: Ajola Xoxa mori 50 mijë euro nga bashkia për një koncert, ka dokumente

Shehaj: Ajola Xoxa mori 50 mijë euro nga bashkia për një

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj komentoi hetimin e nisur nga SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. 

E ftuar në Syri tv, Shehaj ka treguar se ka dokumente se, si Ajola Xoxa ka përfituar 50 mijë euro nga bashkia e Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, për një koncert ku do të kërcente vetëm një i ftuar.

"22400 euro të ardhura nga Harabeli dhe një ndër të ardhurat është edhe ky koncerti dhe 22 mijë euro nga ‘Byla’.

Bashkëpunimi që kishte me ‘Bylën’ ishte se kjo kishte marrë 50 mijë euro nga burri.

50 mijë eurot e bashkisë së Tiranës, ‘Byla’ i mori bëri këtë koncertin.

Se kur i ka marrë ‘Harabeli’ të themi se ka një hall në këtë mes, ‘Harabeli’ është më vete, i ka marrë drejtpërdrejt Ajola si eksperte. Se di çfarë ekspertize i ka barë ‘Bylës’ kjo kur e kishte ‘Harabelin’, aty që e drejtonte po vetë.

Në ka një provë flagrante që Ols Dado duhet me se s’bën ta marrë dhe janë vetëm shumë pak veprime.

Veprimi i parë ti thotë Bashkisë së Tiranës, pagesat që ke bërë, janë online, kontratat, të shkojnë në zyrën e ‘Bylës’ dhe të marrin kontratën që ka me Ajolën, të marrin dhe llogarinë bankare të Ajolës.

Janë të gjitha veprime që bëhen brenda 48 orësh dhe ti drejtohen gjykatës. Këtu është e faktuar korrupsioni.

Bankat dhe sistemi është online dhe ka akses edhe drejtësia e re, aty pjesë. Sistemi bankar për hetuesit e kanë online, dhe nuk lodhen e kontrollojnë me sekonda.

Vetëm kontrata e Ajolës mund ti lodhë pak, sepse duhet marrë një vendim gjykate, e marrin dhe ikin dhe ja çojnë prokurorit. E prokurori më pas brenda 24 orësh, ky zotëri duhet të ndalohet të ushtrojë detyrën sot dhe të marrë masë apo jo, nuk më intereson, dhe të ngre akuzën e korrupsionit për atë çift.

‘Byla’ është po OJF e tyre, në fakt është OJF me të cilën ngriti Mjaft-in’, tha Brisida Shehaj. 

Të fundit