Flash News

E-TJERA

Shehaj: Bashkëshortja e Zotos u bë drejtoreshë pasi ai u shpall në kërkim

Shehaj: Bashkëshortja e Zotos u bë drejtoreshë pasi ai u shpall

Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj, deklaroi se bashkëshortja e Klodian Zotos është bërë drejtoreshë e kompanisë “Zoto Consulting”, me një pagesë 250 mijë lekë të reja.

Në studion e “Opinion”, Shehaj u shpreh se LSI disponon dokumente që kanë prova të forta, të njëjtat që zotëron edhe SPAK, të cilat provojnë lidhjet e forta mes kompanive që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Ne administrojmë dokumenta për të cilat dihet se janë komunikime zyrtare të kompanive. Të njëjtat dokumente i ka dhe SPAK. Në këto dokumenta që administrojmë ne, janë me fakte të provuara që zyrat e Zoto Consulting, kanë administruar çdo kompani të lidhur.  Tek Artkon, pronar ka qenë Elsa Zoto.  Zonja Elsa Zoto pasi i ka dalë burri në kërkim ndërkombëtar është bërë drejtoreshë e Zoto Consulting me pagesë 250 mijë lekë të reja. Artkonin, pas kësaj zonjës ja ka shitur shoferit të Mirel Mërtirit. Ku lidhet Artkoni me ITS dhe Demare? Kompania Demare paguan Artkonin, Artkoni paguan ITS. Vetëm një pagesë që paguan Demare janë 94 milionë lekë të reja. Një tjetër është 230 milionë lekë të reja”, tha Shehaj.

Të fundit