Flash News

E-TJERA

Shehaj: Në kompanitë e uzinës së Ballshit ka emra biznesmenësh të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës

Shehaj: Në kompanitë e uzinës së Ballshit ka emra

Nënkryetarja e LSI-së dhe ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj deklaron se kompania që ka pasur nën menaxhim uzinën e Ballshit ka edhe me emra shqiptarësh biznesmenë që janë të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës

E ftuar në Tempora në RTV Ora nga Sonila Meço, Shehaj thotw se shteti pas 10 vitesh mund të ngrejë padi dhe të rrëzojë absolutisht ankandet e asaj tabelës.

“Të bëhet transferimi i borxhit nga kompania 1, 2, 3 sepse kanë emra këta. Ata kanë deklaruar se janë palë të lidhura, ka administratorë aty. Ka emra shqiptarësh biznesmenë aty që janë të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës. Pse bëjnë qindra miliona euro investime këta?

Brenda 10 vitesh shteti ka të drejtë ta hapë këtë padi dhe pas 26 prillit, ai që e ka nuk do ta gëzojë këtë. Shteti pas 10 vitesh mund të ngrejë padi dhe të rrëzojë absolutisht ankandet e asaj tabelës”, deklaron Shehaj.

Të fundit