Flash News

E-TJERA

Shehaj: SPAK fle gjumë para aferës së inceneratorëve, grabitësit vijojnë të paguhen

Shehaj: SPAK fle gjumë para aferës së inceneratorëve,

Brisida Shehaj deklaroi se SPAK vijon të flejë gjumë para hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Shehaj tha se paratë e inceneratorëve po shkojnë për PR-në e Erion Veliajt, ndërsa shtoi se kompanitë që kanë grabitur ato para, vijojnë të paguhen.

"Destinacioni i parave të inceneratorëve shkon për piarin e Erion Veliajt. Ai investim vjen në vitin 2019 dhe te inceneratori i Tiranës janë shpenzuar rreth 4-5 milionë euro dhe 20% të parave që kanë hedhur ja kanë dhenë Veliajt dhe po flasim për një kompani që nuk ka kryer asnjë investim që duhet të bënte për ndërtimi inceneratorit të famshëm të Tiranës.

Në një shkrim që kam lexuar dhe te Syri. Net u informova se jemi në një emergjencë totale mjedisore pas nuk ka më vend as për kapsulim. Veprimi i prokurorisë është i kotë pasi në fund ajo në maksimale do të shpëtojë paratë e shtetit nga abuzimi në evazion. Sot ata para administrohen nga shteti dhe përsëri po paguhen kompanitë që kanë grabitur paratë nga inceneratorët.

Këlliçi ka denoncuar para tre javësh ka dërguar me fakte dhe prova që dhe ata që sot janë pronarët e inceneratorëve kanë mashtruar përpara SPAK. Pronarët edhe pse ishin në Shqipëri nuk u ndaluan nga SPAK dhe po vazhdon të flejë gjumë pasi kjo strukturë nuk shkon dot as te Veliaj dhe as te Rama", tha Shehaj.

Të fundit