Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj tregon postin e rëndësishëm që Rama i premtoi ish-zyrtarit të FBI

Shehaj tregon postin e rëndësishëm që Rama i premtoi

Deputeti demokrat Agron Shehaj tregoi se përveç lidhjeve me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, Rama i kishte premtuar edhe një post të rëndësishëm.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Shehaj u shpreh se  Rama i kishte premtuar ish-zyrtarit amerikane kreun e Antikorrupsionit.

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj.

Të fundit