Flash News

E-TJERA

Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën

Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaron se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë PS për çfarëdolloj çështjeje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj tha se përplasja e kësaj qeverie me drejtësinë është e pashmangshme.

Ai tha se qëllimi i kryeministrit është që të kapë drejtësinë për të shpëtuar veten nga aferat ku sipas tij, është i përfshirë.

“E kam thënë dhe e përsëris; SPAK ka bëtë diçka historike në këtë vend, krahu i djathtë i Edi Ramës është vënë para drejtësisë, por ky është vetëm fillimi. Koha do tregojë se përplasja mes drejtësisë dhe kësaj qeveria është e pashmangshmja. Çfarë kam thënë është se ajo që na ndan nga të gjitha; kurrë votat e partisë sonë nuk do shkojnë kundër SPAK.

Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën për çfarëdolloj çështjeje…Rreziku më i madh për Edi Ramën është drejtësia, nuk flas për SPAK, nëse në Shqipëri do kemi një drejtësi të pavarur është rreziku më i madh i Ramës ndaj i bëri thirrje popullit për të fituar zgjedhjet.

Kjo do jetë beteja e Ramës në 4 vitet e ardhme, ka një betejë; ajo për të kapur drejtësinë dhe për të shpëtuar veten se nuk ka njëri në Shqipëri që nuk e di që ashtu si Veliaj ishte në krye të çdo afere që ka ndodhur në bashki, Rama është në krye të çdo afere që ka ndodhur në Shqipëri këto 12 vjet”, tha Shehaj.

Të fundit