Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: Vagabondët e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg

Shehi: Vagabondët e inceneratorëve duhet të shkojnë në

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në Kuvend foli për aferën e inceneratorëve. Nga Kuvendi, Shehi tha se duhet një sistem edukimi masiv për pastruar vendi.

Shehi tha se vagabondët të cilët kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg.

“Duhet të pastrohet vendit. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve.

Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme vetëm nëse punohet ndërshmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.

Të fundit