Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Refuzimi i rezolutës për Srebrenicës është njollë për Parlamentin

Shehu: Refuzimi i rezolutës për Srebrenicës është

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kritikuar kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe mazhorancën për rezolutën për njohjen e Genocidit të Srebrenicës.

Shehu deklaroi nga Kuvendi se parlamenti shqiptar po bëhet njollë pasi edhe OKB e njohu gjenocidin e Srebrenicës, ndërsa Shqipëria po shkel procedurën.

“Pak ditë më parë OKB votojë rezolutën ku njihej gjenocidin serb në Sebrenicë për ta dënuar atë dhe për ti kërkuar autorëve të kërkojnë falje. Ajo që e u miratoi në OKB është shumë e ngjashme me atë rezolutë që ne paraqitëm në parlament për ta miratuar, ndërsa mazhoranca nëpërmjet gëzimit  e haresë e hodhi poshtë.

Pa njohur atë që ka ndodhur nuk mund të ketë stabilitet për të ardhmen. Në këtë kuadër mendoj se jemi përpara një situate ku jemi në pozita të vështira për shkelje të procedurës, rezoluta që në kemi sjellë këtu është njohja e gjenocidin serb në Kosovë dhe qeveria shqiptare të ftojë qeverinë e Kosovës që të përgatitet materiali voluminoz dhe ballafaqimi  i saj me misionet ndërkombëtare.

Kjo është një kat turp për këtë parlament dhe njolla po zgjerohet më tepër, jam të dyja faktet dhe elementet binjak mes tyre mes gjenocidit serb në Kosovë dhe Sebrenicë”, deklaroi Shehu.

Të fundit