Flash News

E-TJERA

Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, deputeti i PD: U inaugurua 3 herë para zgjedhjeve

Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, deputeti i

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila u hap në shtator, është shembur dhe duke u bllokuar qarkullimi për mjetet pas reshjeve intensive prej ditësh.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso reagoi në rrjetet sociale dhe e cilëson këtë si aferën e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme, pas skandalit të tunelit të Llogarasë."

"Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standart në siguri e në lëvizje.
Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme!", shkruan deputeti Kaso. 

Të fundit