Flash News

E-TJERA

Shembet kolona e banesës, humb jetën një person në Elbasan

Shembet kolona e banesës, humb jetën një person në Elbasan

Një person ka humbur jetën në fshatin Shushicë të Elbasanit si pasojë e shembjes së një kolone të një banese të pabanuar ku ajo ndodhej.

Sipas policisë, F. F., 64 vjeç ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar në pronësi të burrit të motrës, kur është shembur një kolonë e banesës dhe e ka zënë poshtë.

“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën:, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit