Flash News

E-TJERA

Shembet masivi i gurëve, bllokohet rruga Burrel – Skurraj

Shembet masivi i gurëve, bllokohet rruga Burrel – Skurraj

Rruga nacionale Burrel – Skuraj është bllokuar për disa orë për shkak të shembjes së një masivi gurësh dhe shkëmbinjsh.

Situata më problematike u paraqit në segmentin e Shkopetit. Rënia e masiveve u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut. Masivi shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.

Rënia e gurëve në këtë aks rrugor ka qenë një problem i vazhdueshëm pasi mungojnë rrjetat mbrojtëse në të gjithë aksin nga Shkopeti e deri tek ura e Ulzës ku është e domosdoshme vendosja e tyre.

Të fundit